Ndërlidhjet

Gjykata Supreme në Indi njeh gjininë e tretë


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata Supreme e Indisë ka njohur ekzistencën e gjinisë së tretë, duke thënë se njerëzit transseksualë mund ta identifikojnë veten e tyre në këtë mënyrë në dokumentet zyrtare.

Gjykata ka kërkuar nga qeveritë shtetërore dhe federale që t’iu garantojnë transseksualëve qasje në skemat e mirëqenies, njësoj si grupeve të tjera pakicë.

Më herët, indianët transseksualë është dashur të identifikojnë veten si mashkull ose si femër në të gjitha dokumentet zyrtare.

Aktivistët thonë se vendimi do të jetë lehtësim për miliona njerëz që pëballen me diskriminim në shoqërinë konservatore të Indisë.

India ka rreth dy milionë njerëz transseksualë.
XS
SM
MD
LG