Ndërlidhjet

Kirgizi: Drejtori i televizionit Osh jep dorëheqje


KIlustrim
KIlustrim
Drejtori i një stacioni televiziv në Kirgizinë jugore, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje nga puna, pasi që kompania është blerë nga një biznesmen rus.

Televizioni Osh e ka selinë në qytetin Osh, i cili llogaritet se është qyteti i dytë më i madh në Kirgizi.

Drejtori i stacionit Ernis Kyiazov, i ka thënë shërbimit kirgiz të radios Evropa e Lirë, se ai dhe ekipi i tij, kanë dhënë dorëheqje sot, pasi që muajin e kaluar biznesmeni me bazë në Moskë, Maksim Krutov, e ka blerë Osh Tv.

Osh TV ka qenë në pronësi të një shtetasi uzbek deri në vitin 2010.

Shtetasi uzbek Khaliljan Khudaiberdiev, ishte larguar nga Kirgizia pasi që asutoritetet e atjeshme kishin nisur hetim ndaj tij, me arsyetimin se kanali televiziv Osh, kishte nxitur urreejtje në mes të kirgizëve dhe uzbekëve gjatë protestava në verën e vitit 2010.

Kompania mediatike nga 2010-ta kishte qenë pronë e një grupi biznesmenësh lokalë që besohet se janë të lidhur me ish- kryebashkiakun e qytetit Osh, Melis Myrzakmatov.
XS
SM
MD
LG