Në Boston të Shteteve të Bashkuara është shënuar njëvjetori i sulmit me bomba në maratonën e qytetit.
Nga eksplodimi i dy bombave në formë të enëve nën presion, në vijën e finishit të maratonës, më 15 prill 2013, ishin vrarë 3 vetë dhe plagosur më se 260 të tjerë.
Presidenti amerikan, Barack Obama, me një minutë heshtje i ka përkujtuar viktimat e sulmit.
Zëvendës presidenti, Joe Biden, dhe të ftuarit e tjerë ishin në mesin e të pranishmëve në Boston, me rastin e ceremonive të përkujtimit.
Ceremonia e ngritjes së flamurit dhe një minutë heshtje u bënë në vijën e finishit të maratonës.
Policia i ka gjetur dy çanta të dyshuara pasi përfundoi ceremonia.
Një person është arrestuar, ndërsa ekipi i specializuar ka kryer eksplodim të të dy valixheve për “shkaqe parandaluese”, siç tha policia në Boston, në rrjetin Twitter.