Ndërlidhjet

Ukrainjë: Makina të blinduara me flamur rus në Kramatorsk


Ilustrim
Ilustrim
Makina të blinduara me flamur rus janë parë sot duke hyrë në pjesën lindore të Ukrainës.

Makinat kanë kaluar nëpër qytetin Kramatorsk, dhe janë nisur në drejtim të Sllovjanskit, që ende është i okupuar nga separatistët.

Dhjetëra njerëz me uniforma ushtarake ishin ulur në pjesën e sipërme të makinave.

Njëherësh, sot separatistët kanë hyrë në ndërtesën e administratës së qytetit Donjeck, që është qendër rajonale.

Separatistët prorusë vazhdojnë t’i okupojnë ndërtesat zyrtare, në së paku tetë qytete të pjesës lindore të Ukrainës.

Forcat e sigurisë së Ukrainës dje e filluan një operacion “antiterror” në pjesën lindore dhe e kanë rimarrë një bazë të vogël ajrore në qytetin Kramatorsk.
XS
SM
MD
LG