Ndërlidhjet

Babai i të akuzuarit në Boston i kritikon hetuesit amerikanë


Në Boston është shënuar njëvjetori i sulmit me bomba në maratonën e qytetit
Në Boston është shënuar njëvjetori i sulmit me bomba në maratonën e qytetit
Biznesmeni në Kazakistan, Amir Ismagulov, baba i një të akuzuari për pengim të hetimeve lidhur me sulmin me bomba në Boston, thotë se hetuesit po bëjnë çdo gjë të mundshme për ta shtyrë procesin gjyqësor të djalit të tij.

Ai i tha sot një kanali televizi në kryeqytetin Astana në Kazakistan, se Ambasada e Shteteve të Bashkuara në këtë qytet, po ngurron t’i japë vizë atij për shkak se ka pyetje “të papërshtatshme për ta”.

Djali i tij, Azamat Tazhaykov, dhe Dias Kadyrbaev, një tjetër student nga Kazakistani, ishin shokë të të dyshuarit për sulmin me bomba në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev. Ata ballafaqohen me akuza për pengim të drejtësisë dhe si i kanë gënjyer hetuesit.

Zyrtarët amerikanë thonë se këta të dy i kishin larguar kompjuterët dhe një valixhe me fishekzjarre të zbrazëta nga dhoma e Tsarnaevit, tri ditë pas sulmit me bomba, nga të cilat u vranë tre vetë dhe u plagësën më se 260 të tjerë, më 15 rill 2013.

Një tjetër shok i Tsarnaevit, shtetasi amerikan, Robel Phillipos, poashtu ishte akuzuar se i ka gënjyer hetuesit.

Të tre këta persona i kanë hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG