Ndërlidhjet

Jahjaga dhe Thaçi flasin për Gjykatën e Posaçme


Foto arkivi
Foto arkivi
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, Jahjaga dhe Thaçi kanë theksuar nevojën për arritjen e konsensusit shoqëror dhe politik për proceset e rënda, por të domosdoshme, për të siguruar se Kosova i përmbush obligimet e saj në fushën e drejtësisë.

Jahjaga dhe Thaçi kanë thënë se sado i rëndë të jetë procesi për themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte, ai do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe “nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit për çlirim dhe pavarësi”.

Ata kanë folur edhe për vazhdimin e mandatit të misionit EULEX.
XS
SM
MD
LG