Ndërlidhjet

Algjeri: Bauteflika zgjidhet president për herë të katërt


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti algjerian Abdelaziz Bouteflika, e ka fituar një mandat të katërt duke marrë 81 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura të enjten.

Njoftimi është bërë publik nnga ministri i brendshëm Taieb Belaiz.

Kundershtari kryesor i Bouteflika, ish-kryeminsitri Ali Benflis, ka arritur të marrë vetëm 12 për qind.

Shifrat zyrtare tregojnë se pjesëmarrja e popullatës algjeriane në zgjedhjet e 17 prillit, ishte 52 për qind.

Bouteflika, 77 vjeçar, është zgjedhur poresident ndonëse nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim zgjedhor, si rezultat i problemeve shëndetësore që ai ka.

Ai është dërguar me karrocë që të hedhë votën në zgjedhjet e 17 prillit.
XS
SM
MD
LG