Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, ka thënë të mërkurën se Izraeli ka mundësi që është duke kryer krime lufte në Gaza, kur shkatërrimi i shtëpive dhe vrasja e fëmijëve është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Pillay e ka hapur një debat emergjent në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, gjatë së cilës i ka dënuar edhe sulmet me raketa të Hamasit ndaj Izraelit.