Ndërlidhjet

Luftimet në Begazi vrasin 9 persona


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Së paku 9 persona janë vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur, shumica prej të cilëve janë civilë, në Bengazi pas përplasjeve në mes të luftetarëve islamistë dhe forcave të rregullta të cilat po bëjnë përpjekje që të largojn militantët nga qyteti lindor i Libisë.

Luftimet e mbrëmshme kanë përfshirë edhe aeroplanë dhe trupa tokësore.

Mbi 50 persona janë vrarë në dhunën e ditëve të fundit që ka thelluar shqetësimet se Libia është duke rrëshqitur në një vend ku mungon në tërësi sundimi i ligjit.

Dy milici rivale kanë shkëmbyer zjarr në përpjekje për të marrë nën kontroll aeroportin ndërkombëtar të Tripolit, duke detyruar kështu anulimin e shumicës së fluturimeve ndërkombëtare dhe duke detyruar OKB-në që të largojë stafin e saj nga Libia.

XS
SM
MD
LG