Rusia është duke furnizuar Qeverinë e Irakut me helikopterë ushtarakë dhe aeroplanë luftarakë.
Ministri i Mbrojtjes i Irakut, Sadun al-Dalaymi, ka qëndruar sot në Moskë, ku ka takuar homologun rus, Sergei Shoigu.
Ky i fundit ka bërë të ditur se janë nënshkruar disa marrëveshje të reja, që përfshijnë jo vetëm dërgesa të armëve, por edhe trajnimin e personelit irakian për të operuar me armët ruse.
Qeveria irakiane është duke luftuar militantët sunitë, të cilët kanë marrë nën kontroll disa pjesë të Irakut.