Norvegjia ka rritur sigurinë, për shkak të kërcënimeve nga njerëzit e lidhur me militantët islamikë në Siri, ka thënë shefja e inteligjencës norvegjeze.
Benedicte Bjoernland ka thënë se ka informacione të besueshme rreth planeve për një sulm “brenda ditësh”.
Ajo e ka cilësuar kërcënimin si “jospecifik”, por “të besueshëm”.
Norvegjia ka pësuar një sulm të dyfishtë terrorist në vitin 2011, kur ekstremisti i djathtë, Anders Bering Breivik, ka vrarë 77 njerëz.
Policia norvegjeze ka rritur praninë në aeroporte, stacione dhe vendkalime kufitare.