Ndërlidhjet

SHBA: Rusia po e sulmon territorin ukrainas


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar pamje satelitore që sipas Vashingtonit përkrahin pretendimet e tyre se Ukraina gjatë javës së kaluar është sulmuar me raketa që janë gjuajtur nga Rusia.

Departamenti i Shtetit ka publikuar një dokument katër faqësh që duket se tregon shenja të shpërthimit nga vendi ku janë gjuajtur raketat dhe vendi ku kanë rënë ato raketa.

Zyrtarët thonë se pamjet tregojnë armatim të rëndë që sipas tyre është përdorur në mes të 21 dhe 26 korrikut.

Ndërkohë, së paku 13 persona, përfshirë edhe dy fëmijë, janë vrarë në qytetin lindor të Ukrainës, Horlivka gjatë ditës së djeshme.

Zyrtarët nga administrata rajonale e Donjeckut, thonë se këto vdekje janë rezultat i “veprimeve ushtarake” në Horlivka, pa përmendur se cila anë është përgjegjëse për këto vrasje.

Forcat ukrainase kanë lansuar një ofenzivë kundër rebelëve pro rusë në Donjeck më26 korrik.

Luftime janë raportuar përreth Horlivkas, një qytet ky me 250 mijë banorë.

XS
SM
MD
LG