Ndërlidhjet

Irani, optimist për marrëveshjen bërthamore


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se është shumë optimist se Teherani dhe gjashtë fuqitë botërore mund të arrijnë marrëveshje për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Ai ka thënë se situata duhet të zgjidhet para afatit të 24 nëntorit.

Zarif i ka bërë këto komente pas takimit me shefen në largim të politikës së jashtme evropiane, Catherine Ashton.

Irani ka qenë në bisedime intensive që nga viti i kaluar me zyrtarë nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara, Britania, Rusia dhe Kina.

Gjashtë fuqitë duan që Irani të frenojë programin e vet bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani këmbëngul se aktivitetet e tij atomike kanë vetëm qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG