Ndërlidhjet

Rohani: Interneti është jetik


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, u ka bërë thirrje klerikëve të vendit që të bëhen më tolerantë ndaj internetit dhe teknologjive të reja.

Rohani, gjatë një adresimi televiziv, ka thënë se Irani “nuk mund t’i mbyllë dyert e botës për brezin e ri”.

Rohani, i cili është zgjedhur president vitin e kaluar, është zotuar se do të zgjerojë liritë e mediave dhe të internetit.

Ai ka hasur në kundërshtimet e politikanëve dhe klerikëve të linjës së ashpër, që thonë se shërbimet e telefonave celularë lejojnë “imazhe të pandershme” që mund të shpërndahen gjerësisht dhe lehtësisht.

Autoritetet iraniane kanë ndaluar shumë rrjete sociale, përfshirë Facebook, Twitter dhe YouTube, pasi opozita i ka përdorur ato gjatë protestave të vitit 2009, kundër rizgjedhjes së ish-presidentit Mahmud Ahmadinejad.

XS
SM
MD
LG