Ndërlidhjet

Obama dërgon 3.000 personelë ushtarak për të luftuar Ebolën


Presidenti, Barack Obama
Presidenti, Barack Obama

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama po përgatitet që të dërgojë 3.000 persona, personelë ushtarak të SHBA-së, në Afrikën Perëndimore, për të luftuar krizën e shkaktuar nga Ebola.

Trupat do të ofrojnë mbështetje mjekësore dhe logjistike dhe do të rrisin numrin e shtretërve të nevojshme për të izoluar dhe trajtuar viktimat e epidemis.

Obama, i cili ka marrë kritika se nuk ka bërë mjaftueshëm për të frenuar shpërthimin e epidemis, ka lajmëruar se gjatë ditës sot, do të shpalos më në detaje planin për dërgimin e trupave në Afrikën Perëndimore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka treguar se Ebola ka vrarë më shumë se 2,400 njerëz në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG