Militantët talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm vetëvrasës me bombë, kundër një konvoji të ushtarëve të jashtëm në Kabul të Afganistanit, me ç’rast u vranë 3 pjesëtarë të NATO-s dhe janë plagosur 13 civilë.
Sulmi, që u krye në mëngjes, i ka prekur shumë makina në rrugën për në aeroportin ndërkombëtar, afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Ushtria e Polonisë ka shpallur se një ushtar i saj është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.