Ndërlidhjet

Rusia e shton praninë ushtarake në Krime


Sergei Shoigu
Sergei Shoigu

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha sot se do të shtohet prania ushtarake ruse në Krime, për shkak të krizës në Ukrainë, dhe se, po ashtu, Moska duhet të përgjigjet ndaj shtimit “të ushtrisë së jashtme” në “fqinjësi të parë” të kufijve të Rusisë.

Më herët këtë vit, Rusia e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës, dhe akuzohet nga qeveria në Kiev dhe vendet perëndimore se i mbështet separatistët pro-rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG