Dy degë të rrjetit terrorist al-Kaida, kanë kërkuar nga fraksionet e ndryshme militante në Irak dhe Siri, ta ndalin luftën kundër njëri-tjetrit dhe të bashkohen kundër koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkiara, i cili po përgatitiet t’i sulmoj militantët e Shtetit Islamik.
Grupi i armatosur i militanëtve të Shtetit Islamik është një degë e al-Kaidës dhe ka luftuar kundër disa grupeve militante rivale islamike, që kanë synuar ta ndalin zgjerimin e tij në Siri.
Shtetet e Bashkuara janë në proces të krijimit të një koalicioni ndërkombëtar për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Në këtë koalicion pritet pjesëmarrja e 10 shteteve nga Gjiri Arab, pastaj Australia, Franca dhe Britania. Pritet edhe përfshirja e aleatëve të tjerë të NATO-s.