Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga vendet që kanë mundësi, të ndërmarrin aksion të vendosur kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).
Mëtutje, zoti Ban mbrëmë në selinë e OKB-së në Nju Jork, i ka lavdëruar Shtet e Bashkuara për sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, që kanë për qëllim t’i ndihmojnë civilët e bllokuar në Irak.
Ban Ki-moon nuk ka thënë se çfarë hapash ai shpreson se do të ndërmarrin shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, por sipas tij, “është kritike që prioritet të ketë mbrojtja e civilëve”.