Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka shprehur shqetësim për hapjen e kishës ortodokse në fshatin Budak të Bosnjës, pranë qendrës përkujtimore Potoçari.
Në këtë qendër janë të varrosura shumë viktima të Masakrës së Srebrenicës.
“Nevojat e besimtarëve duhet të balancohen me të drejtat legjitime të të tjerëve, e në këtë rast me të drejtat e atyre që kanë familjarë të varrosur në Potoçari”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Po sipas këtij reagimi, hapja e kishës në Budak “hap plagë të reja te boshnjakët dhe krijon ndarje dhe armiqësi të mëtejshme në mesin e popullatës lokale".
Ambasada kritikon edhe autoritetetet e Republika Sërpskës, të cilat, sipas saj, nuk kanë gjetur zgjidhje në frymë të tolerancës.