Ndërlidhjet

Sondazhet në Skoci: 52% jo, 48% po


Ilustrim
Ilustrim

Votuesit në Skoci votojnë më 18 shtator në referendumin historik për ndarje ose jo nga Mbretëria e Bashkuar.

Sondazhet e fundit të opinionit u japin përparsi mbështetësve të unionit me rreth 52 për qind kundrejt secesionistëve me 48 për qind.

Alex Salmond, ministri i parë i Skocisë, e ka përshkruar referendumin si mundësi “që vjen një herë në jetë” për Skocinë.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se “do t’i thyhet zemra” nëse Skocia lë Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se 300 vjetësh.

Votuesit do të pyeten: A duhet të jetë Skocia vend i pavarur?

Rezultatet pritet të publikohen mëngjesin e 19 shtatorit.

XS
SM
MD
LG