Ndërlidhjet

Lavrov: Zgjerimi i NATO-s në Ballkan, provokim


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Zgjerimi i NATO-s me ish-republikat e Jugosllavisë është politikë e papërgjegjshme dhe Moska e sheh atë si provokim, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Sa i përket zgjerimit të NATO-s, ai është gabim, madje edhe provokim në një kuptim të caktuar. Është politikë e papërgjegjshme, e cila dëmton angazhimin për të ndërtuar një sistem të sigurisë së barabartë dhe të përbashkët në Evropë”, ka thënë Lavrov, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai po ashtu ka thënë se vendet anëtare të NATO-s kanë injoruar premtimet se zgjerimi i aleancës do të jetë i kufizuar.

XS
SM
MD
LG