Koalicioni ushtarak, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka goditur caqet e militantëve të Shtetit Islamik (IS) në qytetin sirian Kobane, pranë kufirit me Turqinë.
Sulmet i ka konfirmuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup monitorues me seli në Britani.
Kobane, i banuar me shumicë kurde, është i rrethuar nga xhihadistët qysh në mes të shtatorit.
Pavarësisht sulmeve ajrore, militantët e Shtetit Islamik kanë vazhduar të bëjnë avancime ditëve të fundit.