Zyrtarët nga Rusia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian, po diskutojnë sot në Bruksel për ta gjetur zgjidhjen për mospajtimet për gaz ndërmjet Moskës dhe Kievit.
Rusia e kishte rritur çmimin e gazit për Ukrainën, pasi ish-presidenti prorus, Viktor Yanukovich, ishte përmbysur në muajin shkurt, ndërsa në muajin qershor e kishte ndalur furnizimin për shkak se Ukraina nuk e kishte paguar gazin me çmimin më të lartë.
Për këtë çështje është biseduar edhe në takimin ndërmjeet presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij të Ukrainës, Petro Poroshenko, në Milano të Italisë, javën e kaluar. Ishte raportuar se në këtë takim ishte bërë një lloj progresi.