Ndërlidhjet

Protestë masive në Itali kundër reformave në punë


Foto arkivi
Foto arkivi

Një protestë masive është mbajtur në Romë të Italisë kundër planeve të kryeministrit Matteo Renzi për reforma në tregun e punës.

Disa media raportojnë se rreth një milion njerëz kanë marrë pjesë në protestë.

Renzi ka mbështetur planet për mbrojtje më të vogël në punë, çfarë e bën më të lehtë për firmat që të pushojnë punëtorët nga puna.

Protestuesit janë të zemëruar edhe me papunësinë e të rinjve që në Itali kap shifrën 44.2 për qind.

Protesta të shtunën është organizuar nga sindikata më e madhe CGIL.

“Duam punë për secilin dhe punë me të drejta”, ka thënë para turmës kryetarja e kësaj sindikate, Susanna Camusso.

XS
SM
MD
LG