Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore, ka refuzuar të japë dorëheqje, me gjithë protestat e dhunshme kundër sundimit të tij.
Të enjten, protestuesit kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit, duke vënë në flakë disa pjesë të saj.
Protestuesit kanë thënë se duan të ndalojnë votimin parlamentar, që do t’i mundësonte presidentit Compaore të garojë për mandatin e pestë.
Opozita ka thënë se rreth 30 njerëz janë vrarë në përleshjet me policinë, por shifrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Compaore është në pushtet qysh në vitin 1987.