Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka propozuar që Arseniy Yatsenyuk të mbetet në postin e kryeministrit edhe pas zgjedhjeve që janë mbajtur fundjavën e kaluar.
“Kam propozuar që blloku Petro Poroshenko të vë Arseniy Yatsenyukun në postin e kryeministrit”, ka shkruar Poroshenko në Twitter.
Fronti Popullor i Yatsenyukut ka dalë me pak vota para bllokut të Poroshenkos në zgjedhjet e 26 tetorit.
Yatsenyuk është kritik i zëshëm i Rusisë dhe i njohur për Perëndimin për mbështetjen që u bën reformave ekonomike.