Ndërlidhjet

Jep dorëheqje presidenti i Burkina Fasos


Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore.
Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore.

Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore, ka thënë se ka dhënë dorëheqje, për shkak të protestave të dhunshme kundër sundimit të tij 27-vjeçar.

Compaore ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe transparente brenda 90 ditësh.

Shefi i ushtrisë, Honore Traore, ka thënë se ka marrë kryesimin e shtetit.

Zhvillimet vijnë një ditë pasi protestuesit kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit, duke vënë në flakë disa pjesë të saj.

Ata kanë thënë se duan të ndalojnë votimin parlamentar, që do t’i mundësonte presidentit Compaore të garojë për mandatin e pestë.

Opozita ka thënë se rreth 30 njerëz janë vrarë në përleshjet me policinë, por shifrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Compaore është në pushtet qysh në vitin 1987.

XS
SM
MD
LG