Ndërlidhjet

Infermierja e kthyer nga Afrika Perëndimore, urdhërohet të qëndrojë në shtëpi


Infermierja amerikane, Kaci Hickox
Infermierja amerikane, Kaci Hickox

Një gjykatës amerikan ka urdhëruar një infermiere, që të qëndrojë larg vendeve publike, derisa të sigurohen se ajo nuk e ka virusin Ebola.

Infermerja Kaci Hickok, 33 vjeçare e cila është kthyer nga Afrika Perëndimore, ku ka qenë duke trajtuar pacientët me virusin vdekjeprurës Ebola, edhe pse ka dalë negative ndaj testit të kësaj sëmundje, ajo është urdhëruar që të qëndrojë 21 ditë e izoluar, derisa të hiqen të gjitha dyshimet.

Por ajo ka shkelur këtë urdhër, një ditë më parë, duke dal nga shtëpia, në një udhëtim me biçikletë.

Tani, Hickox është kërcënuar se gjykata e shtetit do të merret me të, nëse përsëri refuzon urdhrin për të qëndruar në shtëpi, deri më 10 nëntor.

Ky është një rregull, që e kanë marrë disa shtete amerikane, të cilat kanë vendosur karantina 21-ditore për mjekët dhe infermierët që kthehen nga trajtimi i pacientëve me Ebola, nga Liberia, Sierra Leone dhe Guinea, në mënyrë që gjatë kësaj kohe të sigurohen nëse këta persona e kanë virusin Ebola.

Në Liberi, Sierra Leone dhe Guinea, kanë vdekur rreth 5 mijë njerëz nga virusi vdekjeprurës Ebola.

XS
SM
MD
LG