Ndërlidhjet

Atifete Jahjaga në Emiratet e Bashkuara Arabe


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me delegacionin e Fondacionit të Shkelqësisë së Saj, Sheikës Fatima bint Mubarak, me ç’rast është njoftuar për mbështetjen për ndërtimin e qendrës kirurgjike të fëmijëve dhe departamentin e trajtimit të kancerit të fëmijëve në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Presidentja Jahjaga e ka falënderuar zonjën bint Mubarak për mbështetjen dhe përkujdesjen e saj dhe Familjes Mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe për qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre, duke theksuar se ky vaazhdim i bashkëpunimit është simbol i marrëdhënieve shumë të mira biletarale dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve dhe popujve.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se projekti i ndërtimit të këtyre kapaciteteve mjeksëore për fëmijë pritet të lansohet gjatë një vizite zyrtare të një delegacioni të lartë të Emirateve të Bashkuara Aarabe në Kosovë, në muajin dhjetor.

XS
SM
MD
LG