Ndërlidhjet

Kerry: Mbeten dallime të mëdha në bisedimet me Iranin


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se ende ka dallime të mëdha në bisedimet lidhur me programin atomik të Iranit, megjithqë ka shenja të progresit, vetëm dy ditë para se të përfundoj afati për arritjen e marrëveshjes në bisedimet që po mbahen në Vjenë.

“Ne po punojmë shumë”, tha sot zoti Kerry para takimit me ministrin e jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

“Ne shpresojmë se po bëjmë progres të kujdesshëm, por ne kemi dallime, ne ende i kemi disa hendeqe serioze, për të cilat ne po punojmë për t’i kapërcyer”, tha John Kerry.

Ministri gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u është bashkuar sot bisedimeve në Vjenë dhe kjo është një shenjë e përshpejtimit të përpjekjeve për ta arritur marrëveshjen brenda afatit, që është i përcaktuar për 24 nëntor.

Grupi prej gjashtë fuqive botërore dëshiron që Irani ta ndalë programin e vet bërthamor, ndërsa për shkëmbim do të tërhiqeshin sanksionet e sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG