Protesta të reja janë zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, për të shprehur pakënaqësinë lidhur me vendimin e jurisë, që polici i bardhë të mos akuzohet për vrasjen e të riut zezak të paarmatosur.
Në Ferguson (Misuri), për shkak të trazirave të një natë më parë, sot po patrullojnë rrugët e Saint Louis, më shumë se 2.200 trupa të Gardës Kombëtare, ka njoftuar guvernatori i këtij vendi.
Të martën mbrëma, protestuesit kanë vurë flakën një makine të policisë, ndonëse sot situata duket më e qetë.
Në ndërkohë, polici Darren Wilson, i cili ka vrarë zezakun Michael Brown, ka thënë se ndërgjegjja e tij është e pastër.
Ai ka thënë për ABC News, se nuk ka pasur mundësi tjetër për t’u konfrentuar me Brown, në muajin gusht në Ferguson.
Vrasja e Brown, ka rindezur debatin kombëtar për racizëm.