Mjek kongolez, Denis Mukwege, ka marrë çmimin ‘Sakharov’ për të drejtat e njeriut, dhënë nga Parlamenti Evropian (PE).
Mjeku Mukwege, është shpërblyer për punën e tij, që ka bërë me trajtimin e mijëra viktimave, të dhunuara nga bandat në Republikën Demokratike të Kongos.
Çmimi i është dhënë nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, sot më 26 nëntor, në një ceremoni të mbajtur në Strasburg.
“Mukwege, ka luftuar për dinjitetin e gruas, për drejtësi dhe paqe në vendin e tij”, ka thënë Schulz.
Mukwege, 59 vjeçar, ka thënë se shpreson se një ditë dhunës ndaj gruas në vendin e tij, do t’i vie fundi.
Forcat rivale që luftojnë për kontrollin e pasurisë së mineraleve në lindje të Kongos, për dekada të tërë kanë përdorur përdhunimin masiv, për të terrorizuar popullsinë lokale, që ajo nga frika të nënshtrohet.