Ndërlidhjet

Thaçi: Shqipëria feston me perspektivë të qartë evropiane


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

“Shqipëria sot e feson 102 vjetorin e pavarësisë me pozicion më të mirë politik, diplomatik dhe perspektivë të qartë evropiane”, ka shkruar kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin Facebook.

Mëtutje ai ka vlerësuar se “bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë festojnë një ngjarje të madhe historike, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë” dhe ka shtuar se “kjo ngjarje ka frymëzuar dhe kultivuar gjërësisht ndjenjën dhe idenë e lirisë për vite me radhë, edhe në vistet e mbetura jashtë Shqipërisë së 28 nëntorit 1912”.

Në fund, Hashim Thaçi, të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë, u uron Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë.

XS
SM
MD
LG