Duhanpirësve në kryeqytetin e Kinës do t’iu ndalohet pirja e duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura publike.
Planet e autoriteteve në Pekin do të prekin edhe reklamat e cigareve, duke i ndaluar ato në transportin publik, në filma, revista dhe gazeta.
Në Kinë jetojnë rreth 300 milionë duhanpirës.
Përpjekjet e mëparshme për të kufizuar duhanpirjen, kanë dështuar.
Rregullat e reja, që do të hyjnë në fuqi nga qershori i vitit të ardhshëm, do të mbulojnë fillimisht vetëm Pekinin.