Liderët e Bashkimit Evropian, gjatë ditës së sotme pritet që ta miratojnë një ndalim për investimet e kompanive dhe të individëve, në gadishullin Krimea dhe në qytetin Sevastopol.
Votimi në Bruksel ishte planifikuar në nëntor në kohën kur ministrat e jashtëm të BE-së kanë vendosur që të mos e njohin aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë.
Me vendimin e ri në BE, do të ndalohen qytetarët e BE-së dhe kompanitë e regjistruara në vendet e BE-së, që të investojnë në pasuri të patundshme në Krime, por edhe që të ndërmarrin veprime të tjera biznesore në Krime.
Vendimi do të ndalojë edhe shitjen, eksportin apo edhe transportin e mallërave duke përfshirë këtu edhe energjinë e gazin.