Ligjvënësi holandez i ekstremit të djathtë, Geer Wilders, është akuzuar për nxitje të urrejtjes raciale pas deklaratave që ka bërë në mars të këtij viti.
Kjo është hera e dytë që Wilders përballet me gjyq për retorikën e tij kundër imigracionit dhe kundër Islamit.
Ai është liruar nga akuza të ngjashme në vitin 2011, pasi ka krahasuar Islamin me nazizmin dhe ka bërë thirrje për ndalimin e Kuranit.
Akuzat e fundit kanë të bëjnë me rastin kur Wilders është paraqitur para mbështetësve të tij, duke i pyetur ata nëse duan më shumë ose më pak marokienë në Holandë.
Masa është përgjigjur: “Më pak”.
Pas ngritjes së aktakuzës sot, Wilders ka thënë se “ka thënë atë që miliona njerëz e mendojnë dhe besojnë”.