Parlamenti Evropian e ka miratuar sot marrëveshjen politike dhe tregtare me Gjeorgjinë.
Ratifikimi i marrëveshjes së asocimit të Gjeorgjisë në BE është marrëveshja e tretë që BE e ka miratuar me fqinjtë lindor brenda tre muajve.
Marrëveshja e ka zemëruar Kremlinin, i cili ka thënë se kjo mund ta dëmtojë ekonominë ruse për shkak se është në kundërshtim me zonën e lirë tregëtare të theneluar nga Moska.
Teksa ka folur në Strasburg përpara votimit, presidenti gjeorgjian Giorgi Margvelshvili, ditën e sotme e ka quajtur si shumë të rëndësishme për vendin e tij.
Që marrëveshja të hyjë në fuqi, ajo duhet të ratifikohet në parlamentin e secilit vend anëtar të BE-së.
Giorgi Margvelshvili thotë se ligjvënësit e dhjetë shteteve anëtare, tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.