Kryeministrat e Kinës dhe të Serbisë kanë hapur një urë, në vlerë prej disa miliona eurosh, mbi Lumin Danub në Beograd.
Ata kanë thënë se ky është projekti i parë i madh i Kinës në infrastrukurën e Evropës.
Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, ka thënë se ndërtimi i urës prej 136.5 milionë eurosh “paraqet një sukses të madh”.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është “nder” për të të inaugurojë urën, e cila është pjesë e autostradës rreth kryeqytetit serb.