Bashkimi Evropian ka rënë dakord për sanksione të reja kundër Krimesë së aneksuar nga Moska.
Masat e reja ndalojnë të gjitha investimet në Krime dhe anijet e udhëtimit nga portet e saj.
“Ne duhet të dërgojmë sinjal të fuqishëm për gatishmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën edhe financiarisht”, ka thënë presidenti i BE-së, Donald Tusk.
Moksa ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në muajin mars.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë sot se sanksionet e BE-së kundër Krimesë janë “absolutisht të papranueshme”.