Zyrtarët thonë se së paku 17 vetë, përfshirë femra dhe fëmijë, janë vrarë në sulme të ndara në gjithë Afganistanin.
Mbrëmë vonë në provincën Javzjan, janë vrarë 7 policë dhe 5 të tjerë janë plagosur, pasi një bazë e tyre u sulmua nga kryengritësit.
Policia menjëherë ka dërguar përforcime në skenën e sulmit dhe pas një lufte të armatosur janë vrarë pesë talibanë.
Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Nga një shpërthim i bombës në një rrugë në provincën Kunar, janë vrarë së paku 7 civilë, përfshirë dy fëmijë.
Po ashtu në Kunar, së paku tre civilë janë vrarë në luftimet ndërmjet militantëve dhe trupave qeveritare.