Ndërlidhjet

Lideri kurd pretendon fitore kundër militantëve të IS-it


Pamje e pjesëtarëve të luftëtarëve kurdë në Irak të njohur me emrin Peshmerga
Pamje e pjesëtarëve të luftëtarëve kurdë në Irak të njohur me emrin Peshmerga

Lideri irakian kurd, Masud Barzani, ka pretenduar fitore strategjike nga luftëtarët kurdë, të njohur me emrin Peshmerga, që po zhivllojnë betejë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në dhe rreth qytetit verior irakian, Sinxhar.

Gjatë vizitës në sotme në malin Sinxhar, ku dhjetëra mijëra pjesëtarë të minoritetit fetar jazidi ishin larguar kur militantët e Shtetit islamik e kishin okupuar qytetin Sinxhar në muajin gusht, zoti Barzani tha se rrethimi i këtij mali ishte thyer dhe se janë hapur dy rrugë tokësore për furnizime të luftëtarëve, të cilët i kanë mbrojtur civilët e zhvendosur.

Gjatë ditës së sotme, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i ka ndërmarrë katër sulme kundër grupit ekstremist militant, Shteti Islamik, në dhe rreth qytetit Sinxhar, duke i shkatërruar ndërtesat që ishin nën kontrollin e militantëve dhe armatimet e tyre të rënda dhe makinat.

XS
SM
MD
LG