Ndërlidhjet

Greqia nuk do të bashkëpunojë me treshen


Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis.
Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis.

Qeveria e re e Greqisë është duke marrë hapa agresivë për të mbajtur premtimet e saj kundër masave të shtrëngimit.

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka thënë se Athina nuk do të bashkëpunojë më me auditorët e saj nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Greqia dhe treshja kanë mbajtur takime të rregullta për të siguruar që Athina realizon reformat dhe kualifikohet për këstin e ardhshëm të kredisë.

Greqia ende nuk e ka marrë këstin e fundit nga Eurozona, në vlerë prej 7.2 miliardë eurosh.

Por, Varoufakis ka thënë se qeveria e tij do të refuzojë këtë këst.

XS
SM
MD
LG