Kombet e Bashkuara kanë njoftuar sot se së paku 1100 trupa dhe civilë irakianë janë vrarë vetëm në muajin shkurt, gjatë dhunës për të cilën ata i fajësojnë militantët e Shtetit Islamik, si dhe forcat qeveritare dhe milicinë shiite.
Përmes një komunikate, Misioni Ndihmës i OKB-së në Irak, ka thënë se 611 civilë janë në mesin e të vrarëve.
Komunikata thotë se numri i të vrarëve nuk i përfshinë edhe viktimat në territoret e kontrolluara nga Shteti Islamik, grup ky që e kontrollon një të tretën e territorit të Irakut.
OKB gjithashtu ka thënë se së paku 2280 njerëz janë plagosur nga dhuna në muajin shkurt, përfshirë edhe 1350 civilë.
Në këtë komunikatë thuhet se qyteti më i dhunshëm është Bagdadi, ku 329 civilë janë vrarë e 875 të tjerë janë plagosur.
I deleguari i OKB-së, Nikolai Mladenov, ka shtuar se përpos “sulmeve të përditshme terroriste” nga militantët e Shtetit Islamik, ka raporte shqetësuese rreth vrasjeve hakmarrëse nga grupet e armatosura në zona që sapo janë çliruar nga militantët e IS-it.