Ndërlidhjet

Videoja e IS-it tregon vrasjen me heqje koke të 8 vetëve


Pamje nga luftimet në provincën Hama në Siri
Pamje nga luftimet në provincën Hama në Siri

Një video e re e publikuar mbrëmë nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), tregon vrasjen me heqje koke të 8 vetëve, që mendohet se janë myslimanë shiitë.

Në këtë video, që është publikuar në mediat sociale, thuhet se këto vrasje janë kryer në provincën Hama në Siri.

Kjo video nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, por duket se është e vërtetë dhe u korrespondon raporteve të ngjarjes.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha se videoja ishte autentike.

Militantët e Shtetit Islamik i kanë vrarë me prerje koke dhjetëra njerëz, prej se kanë okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, në vitin 2014, duke e krijuar të ashtuquajturin kalifat.

XS
SM
MD
LG