Ndërlidhjet

Iraku, Siria, dy vendet më të rrëzikshme në botë


Ilustrim
Ilustrim

Një studim i ri vlerëson se Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Ukraina janë në mesin e 10 vendeve më të rrëzikshme në botë.

Studimi i mbështetur në aktivitetet terroriste dhe rebele, dhe i shkruar nga organizata me bazë në Uashington, ‘IntelCenter’, thotë se Iraku dhe Siria janë dy vendet më të rrëzikshme në botë.

Afganistani është i pesti dhe Pakistani është në vendin e tetë si vendet më të rrëzikshme në botë.

Pas tyre vjen Ukraina në pozitën e nëntë si vendi më i rrëzikshëm.

Vende të tjera në 10 vendet e para si vendet më të rrëzikshme janë edhe Nigeria në vendin e treetë, Somalia në të katërtin, Libia në të gjashtin, Jemeni në të shtatin dhe Egjipti në të 10-in.

XS
SM
MD
LG