Ndërlidhjet

Vdes trashëgimtari i gjigantit të naftës, ‘Getty Oil’


Ilustrim
Ilustrim

Andrew Getty, 47 vjeçar, trashëgimtari i një prej pasurive më të mëdha nga nafta në SHBA, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Getty, stërnipi i Paul Getty, themeluesit të kompanisë, "Getty Oil", është gjetur i vdekur pasditen e djeshme, në tualetin e shtëpisë së tij.

Raportohet se policia e ka rrethuar shtëpinë e tij, mirëpo mjeku ligjor më pas ka thënë se fjala është për një vdekje të natyrshme.

Prindërit e tij, Ann dhe Gordon Getty, e kanë konfirmuar vdekjen e Andrew përmes një deklarate.

J. Paul Getty i kishte bashkuar disa kompani të naftës në vitin 1960, duke e krijuar kompaninë “Getty Oil”, dhe dikur konsiderohej si një prej njerëzve më të pasur të Amerikës.

XS
SM
MD
LG