Ndërlidhjet

Kina burgos gazetaren për shkak të “letrës konfidenciale”


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet kineze kanë dënuar me shtatë vjet burgim gazetaren e njohur, Gao Yu, për shkak të rrjedhjes së një letre konfidenciale në një ueb-faqe të huaj.

Gao, 71 vjeçe, “u ka siguruar të huajve sekrete të shtetit në mënyrë të paligjshme”, ka thënë gjykata në Pekin.

Ajo nuk ka konfirmuar se për çfarë dokumenti bëhet fjalë, por besohet se është strategjia e Partisë Komuniste, e njohur si “Dokumenti numër 9”.

Ky dokument thuhet se mbështet kontrollet ideologjike dhe kufizimet e demokracisë, shoqërisë civile dhe lirisë së shtypit.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka thënë se dënimi i Gao është “fyerje për drejtësinë”.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Gao është njëra nga 44 gazetarët kinezë që gjenden prapa grilave.

XS
SM
MD
LG