Burime të qeverisë pakistaneze dhe të talibanëve i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se komandanti kryesor i rrjetit militant, Hakani, është vrarë në një përleshje me forcat e sigurisë në rajonin e Vaziristanit Jugor.
Luftimet kanë filluar pasi Farooq Zadran dhe dhjetë militantë të tjerë të Hakanit kanë arritur në një postbllok të sigurisë, në rajonin e trazuar.
Mësohet se nëntë militantë janë arrestuar, ndërsa një ka ikur.
Rrjeti Hakani është një grup militant islamist, i cili operon në të dyja anët e kufirit Afganistan-Pakistan.
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se rrjeti Hakani ka lidhje me qeverinë në Pakistan dhe e kanë akuzuar atë për kryerje të sulmeve të profilit të lartë në Afganistan.