Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka kritikuar vendosjen e 300 paratrupave amerikane në Ukrainë, për të trajnuar trupat e Gardës Kombëtare, e cila është duke luftuar separatistët pro-rusë në lindje të vendit.
Peskov ka thënë se prania e tyre atje mund të destabilizojë edhe më tej situatën.
Trajnerët e SHBA-së do të trajnojnë 900 anëtarë të forcës rezerviste, e cila është thirrur në vitin 2014.
Trajnerët janë nga Brigada 173 e ushtrisë amerikane, një njësi me bazë në Itali, e cila shërben si përgjigje për Evropën.
Trupa të së njëjtës njësi janë vendosur në Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani në vitin 2014 për të trajnuar forcat e atjeshme dhe për të lehtësuar shqetësimet e ngritura pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Luftimet midis separatistëve pro-rusë dhe trupave të Ukrainës në lindje kanë lënë të vrarë mbi 6,000 njerëz gjatë vitit të kaluar dhe ato vazhdojnë pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, të arritur në muajin shkurt.